KB Rahoveci ka nënshkruar me alo-qendrën amerikane, Tyheim Monroe.
Lojtari i pozitës 3-4 vjen në Rahovec si një multi-talent i cili ishte zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në divizionin e tretë të kolegjeve amerikane, kurse në sezonin përmbyllës në kolegj kishte mesatare prej 21.5 pikë, 14.7 kërcime dhe në total kishte 25 double-double dhe dy triple-double.
Monroe karrierën vazhdoi në Superligën e Brazilit, një nga kampionatet më të forta në botë, ku për skuadrën UniFacisa regjistroi mesatare prej 9.4 pikësh, 7.4 kërcimesh dhe 1.4 asistimesh për ndeshje.
Pandemia ndikoi që karriera e tij të pauzojë, megjithatë, Tyheim Monroe është maksimalisht i përgatitur dhe sipas informacioneve të Rahoveci24 zbarkon të enjtën në Rahovec, kurse sot pritet konfirmimi në faqen zyrtare të klubit.
Ai do të jetë i gatshëm ta bëjë debutimin qysh këtë fundjavë.
Përpos Tyheim Monroe, në Rahovec po vjen edhe një organizator i pozitës 1 që po ashtu e zbulojmë ndërkohë.
/Rahoveci24/