KB Rahoveci menjëherë ka reaguar pas fundit të stinorit vjeshtor duke filluar operacionin masiv të largimeve, apo operacioni “Fshesa”.
Të parëve që u tregua dera janë amerikanët Javis Howard, Christian Bradford dhe Josh Davis.
KB Rahoveci në komunikatë përmend edhe zhvillime tjera të cilat tashmë i di Rahoveci24.
Priten shumë ndryshime të cilat po orkestrohen nga klubi në bashkëpunim të ngushtē me strategun Marjan Iliesvki i cili është i paprekshëm dhe ka mbështetjen e bordit.
Priten lajme të mëdha.