Fillon mobilizimi për ndeshjen e vitit, edhe Faruk Statovci e përkrah KH Rahovecin

Fytyra më virale e futbollit kosovar dhe trajneri Faruk Statovci, ka shprehur përkrahjen për KH Rahovecin dhe ndeshjen kthyese që luhet të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Klubi i KH Rahovecit pësoi humbje me vetëm 3 gola nga kampioni i shumëfishtë belg, në një ndeshje që ka mundur të prëfundojë edhe më mirë.

osa1

E kjo ndeshje tregoi se Rahoveci ka gjithë kapacitetin ta mposhtë klubin belg me 4 gola epërsi dhe të kualifikohet në rrethin e tretë ta garave evropiane në hendboll.

Faruk Statovci e filloi aradhën e shumë personaliteteve që publikisht do të bëjnë thirrje për stërmbushje të palestrës, një gjë që do të jetë e garantuar për atë ditë ndaj klubit belg Bocholt.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.