Fillojnë punimet për kubëzimin e 39 rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë investimet kapitale, që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, një projekt në të cilin kanë filluar punimet është kubëzimi i 39 rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit.

Për fillimin e punimeve në projektin për kubëzimin e 39 rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit, Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike thotë se fillimi i punimeve në këtë projekt, ka ardhur pas kërkesave të vazhdueshme që kemi pranuar në DShP-në, nga kryetarët e lagjeve. Pas marrjes së kërkesave, inxhinieret e DShP-së kanë shqyrtuar kërkesat dhe kanë përgatitur paramanës, për kubëzimin e 39 rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit.

Punimet në zbatimin e këtij projekti, kanë filluar tek shkolla fillore “7 Shtatori”, vlera e përgjithshme e kubëzimit të rrugëve dhe rrugicave është 158 mijë e 163 euro.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.