Lëvizja Vetëvendosje dega në Rahovec e ka eliminuar nga tubimi festiv e falënderues në parti antarin e tyre më të zellshëm dhe zyrtarin e degës, Jusuf Dërmala.
Dërmala ishte ndër antarët më të zëshëm të degës duke mos hezituar të futej në konflikte.
Ai madje shfrytëzoi hapësirën e Facebookut për të intimiduar portalin Rahoveci24, ku në komente ka quajtur gazetarët e portalit “kriminel kibernetik”.
Teksa ai ka shkruar statuse pas fitores dhe është krenuar dhe ka vazhduar të na shkruajë edhe neve në mesazhe, ne kemi injoruar tërësisht atë.
E pa kaluar një javë nga kjo fitore e VV-së, erdhi edhe eliminimi i parë nga dega e Rahovecit – pikërisht është Jusuf Dërmala që nuk shihet në foto.
Madje ai ka postuar një foto ku ka lënë të kuptohet se atij i është bërë e padrejtë, ku ka quajtur “b**lepires” pjesmarresit ne foto.
Rahoveci24 ka vështruar me kujdes situatën dhe nuk befasohet nga këto ngjarje, pasi që ne ishim këtu e jemi ende nga viti 2014 dhe e kemi pasur parasysh se personat para-politik e kanë periudhën e shkurtër në politikë.



