Gazetari rahovecian me renome dhe gjithashtu pronari i Kanal 10, Fidan Rama, ka kritikuar ashpër aderimin e bashkëvendasit të tij, Bylbyl Sokolit, në partinë VV të Albin Kurtit.
Sokoli bëri të ditur lëvizjen e tij mbrëmë në VV, kur dihet se deri vonë kishte bindje tjera partiake.
Kjo lëvizje bëri mjaft bujë, por është kritikuar nga bashkëvendasi i Bylbyl Sokolit, Fidan Rama i Kanal 10 .
Në emisionin e përnatshëm, Rama e cilësoi këtë një ndryshim tipik për Sokolin.
“Është mësu me i ndërru klubet, po i ndërron edhe bindjet politike”, u shpreh Rama në emisionin e televizionit të tij.
Menjëherë vërshuan komentet fyese nga militantët e VV-së, të cilët e quajtën “magj*p”, “ashk*li” e duke e lidhur edhe me Serbi, çka është e papranueshme ndaj një njeriu që ka kontribuar shumë për Rahovecin.
/Rahoveci24/


