Festivali “Anadrinia Jehon”, po ruan trashëgiminë e kombit shqiptar

Në fshatin Dejn të Rahovecit ka nisur festivali tradicional treditor folklorik, edicioni i 15-të me radhë, në të cilin marrin pjesë ansamblet folklorike nga e gjithë treva shqiptare.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë , Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, potencoi se festivali ” Anadrinia Jehon 2016″, tash e 15 vite ruan traditën e trashëgimisë së muzikës folklorike e mbarë trojeve shqiptare, lashtësia e cila vazhdohet të pasqyrohet ende.

Vajdin Berisha, kryetar i degës së OVL në Rahovec, thotë se ky festival madhështor mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, dhe nuk është e rastësishme që përshëndetjet filloi nga familjarët e dëshmorëve, sepse ata janë më meritorët për iniciativën e mbajtjes të këtij festivali madhështor, i cili do të mbijetoj edhe shumë vite e dekada.

Kryetari Idriz Vehapi, i cili edhe e shpalli të hapur festivalin folklorit “Anadrinia Jehon 2016” edicioni i 15-të,në fjalën e tij tha se me këtë ngjarje tashmë identifikohet komuna e tyre.

“Ky festival tashmë i përmbush 15 vjet jete, i cili na sjell një trashëgimi të la shtë të kombit shqiptar, gjithë ato të bëmat, doket, zakonet dhe traditën kulturore përmes folklorit burimor dhe autokton dhe na sjell frymën e të parëve tanë. Përmes festivalit, i cili mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, ne i kujtojmë edhe dëshmorët të cilit kanë rënë për liri, dhe përkujtimet janë traditë e jona”, tha ai.

Sipas një komunikate të Komunës së Rahovecit, festivalin e kanë hapur SH.KA. ” Anadrinia ” nga Dejni nikoqir dhe SH.K.A. ” Rahoveci”, ndërkaq natën e parë në konkurrencën garuese janë paraqitur me programet e tyre SH.K.A. ” Shqiponja ” nga Saraji i Shkupit, SH.K.A. ” Ardhmëria ” nga Gjakova dhe SH.K.A. ” Isa Boletini ” nga Rogova e Hasit .

Të gjitha paraqitje i vlerëson juria në përbërje të Dilaver Kryeziu koreograf, Sami Piraj kompozitor, dhe Zymer Neziri folklorist.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.