Festë e madhe – të gjithë në Suharekë për KB Rahovecin

Këtë fundjavë KB Rahoveci zhvillon duelin e fundit të sezonit të rregullt në Ligën e Parë ndaj Lipjanit dhe ka arsye të mëdha për të festuar të gjithë e për të përkrahur skuadrën në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për të shkruar historinë me 20 fitore dhe asnjë humbje.

KB Rahoveci ka rastin të shkruajë historinë duke mos pësuar asnjë humbje në sezon të rregullt në Ligën e Parë, nëse fiton ndaj Lipjanit.

Ekipi jonë ka 19 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe ndaj Lipjanit, do të ishte fitorja e 20-të dhe mbyllja perfekte e sezonit të rregullt në vendin e parë, para fillimit të play offit.

Rahoveci24 mëson se klubi ka vendosur të bëjë organizim masiv me autobusë nga qyteti ku TE GJITHE mund të shkojnë në fundjavë në Suharekë për të përkrahur ekipin në ndeshjen e fundit ndaj Lipjanit.

Festa e madhe është më se e merituar për lojtarët tanë, të cilët kanë bërë krenarë qytetin duke mos u lejuar të mposhten as edhe kur janë provokuar më së shumti. Andaj, as udhëtimet me vetura private, e as masovizimi më i madh nuk duhet të kursehen për këtë ndeshje.

Lipjani lufton për hyrje në Play off, por kjo nuk do të pengojë aspiratat e KB Rahovecit që të shkruajë historinë bashkë me tifozët e zjarttë Vreshtarët që do të jenë të pranishëm në palestër.

Orarin e sakt të duelit do ta konfirmojë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në ditët në vijim. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.