Festë e hershme nga Ali Dula për balotazh: Ende nuk dihet nëse ai dhe Kurti ja kanë dalur ta mposhtin Krasniqin

Ali Dula ka festuar rezultatin mbrëmë, ani pse subjekti i tij pësoi rënie prej 11% në nivel komunal dhe 22% në qytet për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021.

Profa, shfrytëzoi rastin që me një status me ChatGPT të falënderojë të gjithë përkrahësit e tij ku konfirmoi se sipas numërimeve që “ata i posedojnë”, ai është në balotazh.

osa1

Kjo nuk është e saktë, pasi janë mbi 1900 vota nga diaspora, personave me aftësi të veçanta dhe votat me kusht – që duhet të numërohen, e ku gjasat e mëdha për përmbysje janë aty, kur dihet se nuk është më shumë se disa dhjetëra vota dallimi mes tij dhe kandidatit tjetër, Burim Krasniqi dhe asgjë nuk dihet zyrtarisht ende deri në këtë moment nga KQZ.

Më poshtë po publikojmë postimin nga Ali Dula:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.