Së fundmi Don Xhoni publikoi videoklipin më të ri të këngës “Lej”.
Një skenë në këtë videoklip është më Ferrari F40 i cili shihet i bartur me kran.
Ky Ferrari në këtë skenë fantastike në këtë videoklip të xhiruar nga Sekuencë Films është nga Rahoveci.
Kompania Moderne, pronë e familjes Miftari, është zotëruese e kësaj veture luksoze.
Burime të portalit Rahoveci24 bëjnë me dije se bëhet fjalë për një Ferrari F40, Old Timer, i cili në treg do të kapte shifra milionëshe po të dilte në shitje.
Megjithatë, familja Miftari aktualisht këtë veturë e mban në kuadër të koleksionit të saj të veturave të vjetra Olt Timer dhe të cilat nuk janë në treg për shitje.
Por, duket se Don Xhon dhe stafi i tij me në krye menaxherin Valon Bajraktari kanë pasur dijeni se një veturë e tillë ekziston në Kosovë, madje në Rahovec.
Rahoveci është i madh dhe kjo dëshmohet edhe me një veturë të tillë kaq të veçantë në videoklipin që brenda dy ditësh arriti miliona klikime.
/Rahoveci24/



