Fermeri nga Sopniqi që prodhon 4,000 kg mjaltë në vit

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku e ka vizituar fermerin Adem Gashi nga fshatin Sopniq, i cili drejton bletarinë “Nektari”, për të parë nga afër se si ai e zhillon biznesin e tij.

Siç ka njoftuar drejtoria, fermeri posedon mbi 400 koshere me bletë dhe me këto kapacitete ai arrin të prodhojë rreth 4,000 kg mjaltë në vit.

Për më tepër, shitjen e mjaltit e bënë në shtëpi, sepse klinetët për arsye se janë të kënaqur me produktin, e kërkojnë atë deri te shtëpia e tij.

Njoftimi i plotë i drejtorisë:

Të mirresh me biznesin e ëmbël…🐝🐝

Fermeri Adem Gashi nga fshati Sapniq (Bletaria Nektari) merret me bletari tash e një kohë të gjatë. Punët në bletishtën e tij i kryhen me shumë pasion pasi që këtë e ka edhe trashegimi nga prindërit e tij.

Ai tani posedon mbi 400 koshere me bletë, ku sipas mundësive i ka ndarë në disa vende të ndryshme. Varësisht nga viti në vitë, prodhimi i mjaltit shkon deri në 4.000 kg, tregon fermeri në fjalë.

Shitjen e bënë kryesisht në shtëpi, pasi që klientët janë të kënaqur me produktet: mjaltin dhe qumshtin e bletës.

Komuna e Rahovecit vitin e kaluar ka ndihmuar sektorin e bletarisë me koshere të bletëve, ndërsa tani do të vazhdojë ndihmën me paisje tjera të nevojshme për bletarët e komunës sonë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.