Vlora Vuçitërna dhe Atdhe Rama, janë dy prindë të cilët kanë fëmijët e tyre të diagnostikuar me fibrozë cistike.
Me të njëjtat problematika për trajtimin e kësaj sëmundje përballen të dytë.
I domosdoshëm është trajtimi i fëmijeve përmes tabletave si trikafta dhe orkambi – vlera e të cilave është rreth 200 mijë euro.
Por, të cilat Ministria e Shëndetësisë s’i ka përfshirë në listën e barërave esenciale.
Çmimi i tyre i lartë dhe mungesa e shpeshtë në treg ka rezultuar fatale për kaq shumë fëmijë në Kosovë.
Me të gjitha problemet që përballën këta fëmijë, për ta s’ka as repart në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në Kosovë s’ka statistika të sakta se sa fëmijë vuajnë nga kjo sëmundje trashëguese e njohur si fibrozë cistike.
Shenjat e para të kësaj sëmundjeje mund të paraqiten në çdo kohë, por zakonisht vërehen në dy vitet e para të jetës së fëmijës.


