KB Rahoveci po vazhdon të jetë tema kryesore në qytet.
Rikthimi i klubit në aksion ka ngritur vetullat, pasi ekipi nuk është as si hija e ekipit të edicionit të kaluar, teksa shpëtimi nga shuarja u arrit vetëm pasi Alban Rama në Kuvendin e klubit vendosi të sakridikonte veten për ta drejtuar klubin e lënë jetim nga Smajl Latifi.
Sigurisht se fajtori kryesor për këtë situatë është Smajl Latifi i cili sipas FEHO-s me 20 mijë eurot e ndara nuk ka ndihmuar klubin pasi ka zvogëluar ndihmën ndaj krenarisë së qytetit duke e lënë në qorrsokak.
Fehmi Hoxha nga PDK u tregua i zëshëm duke kërkuar rritjen e bugjetit për KB Rahovecin.
Postimi i FEHO-s nga fjala e tij në Kuvendin Komunal:

