Anëtari i kuvendit komunal të Rahovecit nga radhët e PDK’së, Fehmi Hoxha në mbledhjen e mbajtur sot, ka propozuar tre pika të rëndësishme për t’i ndihmuar bizneset për tre muajt e ardhshëm, në mënyrë që ta luftojmë koronavirusin.
Përmes një postimi në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook”, Hoxha bëri të ditur se dy sosh tashmë janë aprovuar, kurse për pikën e tretë mbetet të diskutohet mbledhjen e ardhshme, përcjell Rahoveci24.
Pika e parë kishte të bënte me lirimin nga qiraja për bizneset që shfrytëzojnë objektet komunale, ndërsa e dyta lidhur me taksën komunale për të gjitha bizneset që operojnë në Rahovec.
Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve.
https://www.facebook.com/fehmi.hoxha.35/posts/10221226356669018
/Rahoveci24/


