Fehmi Hoxha kërkon mbështetje për bizneset në rrugën e bllokuar

Asambleisti i PDK-së, Fehmi Hoxha, ka konfirmuar se është e katërta herë që ka kërkuar mbështetje për bizneset në rrugën e bllokuar “Xhelal Hajda – Toni”, por që kërkesa e tij u has në vesh të shurdhër.

Më shumë se 7 muaj ka që kanë filluar punimet në rrugën kryesore kinse për të rregulluar ujrat atmosferik, pa leje ndërtimi dhe pa asnjë standard.

Mbi të gjitha, rruga nuk po përfundohet sipas afatave teksa humbjet e bizneseve dhe banorëve vazhdojnë të jenë të mëdha.

Këtë shqetësim e ka ngritur Fehmi Hoxha i cili ka kërkuar që të ndahen nga 1 mijë euro për bizneset që janë të ngujuara në këtë rrugë që ka paralizuar totalisht komunikacionin e qytetit.  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.