Federata e basketbollit të Kosovës (FBK), ka dënuar KB Rahovecin me 300 euro për kinse sjelljen e keqe të tifozëve në stërvitjen ndaj KB Yllit.
KB Rahoveci e zhvilloi seancën stërvitore duke e fituar atë me 20 pikë epërsi në një performancë dominuese.
Por, federata e basketbollit të Kosovës (FBK) pas ndeshjes vendosi të dënonte pa arsye KB Rahovecin me 300 euro për hedhje të gjësendeve, e të njëjtin dënim ia akordoi edhe KB Yllit.
Sidoqoftë, ky dënim është skandaloz nga FBK-ja.
Rahoveci24 ishte i pranishëm në këtë ndeshje dhe tifozët e Rahovecit ishin viktimë e kërcënimeve, hedhjeve të shishese, hedhjeve të shkrepëseve, teksa ata për asnjë moment nuk bënë gjë të tillë duke mos ju përgjigjur provokimeve pasi ekipi po fitonte me 20 pikë epërsi.
Si duket, presioni i zyrtarëve të KB Yllit ka ndikuar te delegati i ndeshjes që KB Rahoveci dhe tifozët po ashtu të dënohen.
Vlen të përmendet se në këtë stërvitje të KB Rahovecit i pranishëm ishte edhe Faton Kurshumlija, komesari i garave të FBK-së, i cili me sytë e tij e pa se çka ndodhi dhe është pikërisht ai që ka në dorë shfuqizimin e dënimit të tillë të padrejtë.
Vet Ultras Vreshtarët janë treguar të gatshëm ta paguajnë këtë dënim në mënyrë që të mos ketë konsekuenca klubi.
Por, siç mëson Rahoveci24, klubi po shqyrton mundësinë që të paguajë këtë dënim, pasi tifozët kanë sakrifikuar mjaft shumë gjatë gjithë sezonit.
Ndeshja e radhës zhvillohet ndaj Trepçës që ka pafund probleme të shtunën në ora 17:00 në Gjakovë. /Rahoveci24/