FC Rahoveci godet me shumë transferime, synohet Superliga

FC Rahoveci 2019 kohëve të fundit po e kalon kohën vetëm duke i postuar lojtarët.

Aktualisht ajo që dihet nga prezantimet pas shumë aktiviteteve të presidentit Omer Çmega, ekipi ka arritur të sigurojë disa marrëveshje të rëndësishme.

osa1

Më të rëndësishme mbeten vazhdimet e lojtarëve vendas Armend Tara, Muhamed Sylka, Abid Sylka, Albion Krasniqi dhe portieri Senad Dërmala, i cli rikthehet nga FC Prishtina Mabetex.

Nga lojtarët jashtë Rahovecit kemi rikthimin e Arsim Bytyqit të pandalshëm. Vlen të ceket nënshkrimi me Rasim Mehën, një lojtar kualitativ, Shkëlqim Buqukun dhe Behar Obrinë.

Por, ky nuk do jetë fundit pasi burimet e portalit bëjnë të ditur se do ketë emra masiv nga Superliga e Futsallit që do ta bëjnë ekipin të pakapshëm.

Me këto transferime klubi synon Superligën edhe pse momentalisht në rrjete sociale synimet po mbahen modeste, por nga transferimet mund të dallohet se do të kemi sezon shumë serioz në futsall.

Ekipin edhe këtë sezon do ta drejtojë trajneri Arsim Kastrati.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.