FC Rahoveci Futsal mposhtet në fund nga Trepça, rrezikon rënien nga liga

FC Rahoveci Futsal 2019 ka pësuar humbje të ngushtë të dielën në “Mizahir Isma” me rezultat 5-6, dhe atë krejt në çastet finale të takimit.

Humbja e lë ekipin tonë të qytetit në futsal me 7 pikë në vendin e parafundit, 4 pikë larg nga Malisheva ku sigurohet mbijetesa.

640x74

Pikërisht me Malishevën është ndeshja e radhës në udhëtim dhe fitorja është e domosdoshme për të pasur gjasa për të mbijetuar në Superligën e Kosovës në Futsal.

Ekipi jonë pret në shtëpi gjigantët e futsalit ku fitorja është e vështirë të arrihet, por jo e pamundur.

Janë edhe 7 ndeshje gjithsejt dhe drama vazhdon, me gjasat për mbijetesë që do të definohen vikendin tjetër në Malishevë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.