FC Rahoveci 2019 transferon 4 super lojtarë dhe një trajner – synon mbijetesën në Superligë

Klubi i futsallit të Rahovecit, FC Rahoveci 2019, ka një vit që është inkuadruar në elitën e futsallit kosovar.

Aty klubi ka pasur rezultate të ndryshueshme, teksa qëndron në pjesën e dytë të tabelës.

FC Rahoveci 2019 është në vendin e parafundit me vetëm një fitore nga 9 ndeshjet e para të pjesës së parë të edicionit.

Për të siguruar mbijetesën Rahoveci ka rival skuadra si Malisheva dhe Peja me nga dy fitore, e Llapi që ka 4 fitore.

Në Superligë ku FC Rahoveci 2019 garon, e që është niveli më i lartë i futsallit i pranuar ndërkombëtarisht luajnë edhe skuadrat e famshme Prishtina, Liburni, Liqeni dhe Prishtina 01 që kanë pretendime më serioze këtë sezon.

Duke parë konkurrencën e hatashme, kryesia e FC Rahoveci 2019 ka bërë hiç më pak se katër transferime dhe po ashtu ka marrë një trajner me përvojë të jashtëzakonshme si Arton Mulaku.

Ndër të transferuarit është Albion Krasniqi, një emër i njohur ish futbollist i KF Rahovecit dhe i klubit të futsallit të Rahovecit që luan në Ligën e Parë të futsallit, ku do të kontribojë te klubi tjetër i qytetit FC Rahoveci 2019 si përforcim për të mbijetuar në Superligë.

Të transferuarit e tjerë janë Granit Gashi, Blendi Gashi, dhe Albert Muharremaj.

FC Rahoveci 2019 ka filluar përgatitjet të martën në mbrëmje dhe stërvitjet i zhvillon në tempullin mitik “Mizahir Isma” ku priten beteja të mëdha në rrugëtimin për mbijetes në stinorin pranveror.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.