FC Rahoveci 2019 ka triumfuar të dielën mbrëma me rezultat 5:0 ndaj Vitisë në palestrën “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Në këtë ndeshje FC Rahoveci 2019 opsion të vetëm kishte fitoren, pasi secili rezultat tjetër do ta fundoste në kategorinë e dytë.
Ndeshja u karakterizua nga një lojë e disiplinuar me mbrojtje të çeliktë, çka skuadrës së Rahovecit i ofron mundësinë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e ardhshme.
E një ndeshje ku mund të arrihen pikët është pikërisht ndaj BB Llapit në fundjavën e ardhshme.
Rahoveci mposhti skuadrën llapjane për Kupë dhe një fitore sërish do të rriste maksimalisht gjasat për FC Rahoveci 2019 që të sigurojë mbijetesën, kur kanë mbetur edhe pak ndeshje kampionale.
/Rahoveci24/