FC Rahoveci 2019 në Rahovec do të zhvillojë një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e këtij sporti në qytetin tonë – ndaj Liburnit që garon rregullisht në garat evropiane.
Skuadra gjakovare njihet si skuadër që hyn në secilën ndeshje duke dhënë maksimumin, por skuadra e ri-instaluar e FC Rahoveci 2019 është në formë jetësore.
Vetëm pak ditë më parë me një paraqitje dominuese dhe ku debutuan transferet e reja si dhe trajneri i ri, FC Rahoveci 2019 arriti fitore historike ndaj skuadrës super favorite BB Llapi që ka ndër ekipet më të mira në Kosovë.
FC Rahoveci 2019 u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas asaj super paraqitje, kurse tash të shtunën luan ndeshjen më të madhe ndaj Liburnit.
FC Rahoveci 2019 ka nevojë për përkrahjen e qytetarëve dhe gjithë tifozëve e sportdashësve të shtunën nga ora 20:00 në tempullin mitik të sportit rahovecian, “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/