FBK nuk pranon realitetin, për qytetin dhe tifozët ka fituar Rahoveci

FBK nuk e ka pranuar realitetin se dy pikët për Rahovecin të rregullta në fund të takimit nuk janë dhënë pasi gjyqtarët gabuan.

FBK ka refuzuar ankesën e KB Rahovecit që në konsultim me ekspertët ka hartuar një ankesë jashtëzakonisht voluminoze dhe serioze të bazuar në rregulloret e FBK-së dhe FIBA-s.

Sipas FBK-së ka kaluar koha kur është dashur të ankohet klubi, ani pse vet gjyqtarët shkelën rregulloren e FBK-së, duke mos shikuar rasitn në xhirim të ngadalësuar në regji televizie pasi ndeshja ishte në transmetim. Kjo rregullore vlen për rastet kntestuese goaltending dhe basket intererence në 2 minutat e fundit.

Duke parë që FBK nuk ka pranuar fitoren e rregullt të Rahovecit dhe realitetin, atëherë edhe qyteti dhe tifozët nuk pranojnë këtë vendim dhe për të gjithë Rahovecin kjo do të mbetet fitorja e katërt rresht dhe e treta rresht ndaj KB Yllit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.