Faton Peci ulë grantet për Vreshtarët, por ua rritë venarëve (DOKUMENT)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka vazhduar me diskriminimin e vreshtarëve.

Sipas njoftimit për grante nga AZHB brenda ministrisë, grantet sivjet për 5 mijë vreshtarë të regjistruar janë 500 mijë euro.

osa1

Ndërkaq, për venarët, gjithsejt 40 prodhues vere, grantet janë 700 mijë euro.

Kjo shënon pikën më të ulët të granteve qeveritare për vreshtarët, pasi para 10 vitesh ishte 2 milionë euro, e vitin e kaluar ishte 700 mijë euro.

Rahoveci24 edhe më parë ka raportuar për trashjen e qafës së venarëve nga Faton Peci, ku ua ka rritur 100% subvencionet nga 4 cent litri, në 8 cent litri të verës.

DOKUMENTI: https://azhb-rks.net/repository/docs/2024_12_27_123847_Thirrja_per_Aplikim_-_PZHR_-_2024.pdf

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.