Faton Peci shkëput komunikimin me Drejtorinë e Bujqësisë në Rahovec

Veprimet e Faton Pecit kundër Rahovecit dhe bujqësisë së Rahovecit nuk kanë të ndalur edhe pse ai si ministër do të duhej të mbështeste këtë sektor në qytetin tonë.

Rahoveci24 raportoi ditë më parë se Faton Peci injoroi HardhFestin duke mos përkrahur festivalin në 10-vjetorin jubilar, ani pse Ministria që ai drejton ishte nismëtare e përkrahjes së këtij festivali nga ribrendimi.

640x74

Pas këtij injorimi dhe mos përkrahjes së festivalit që direkt mbron prodhuesit vendor, duke rrezikuar futjen e verave të huaja, Faton Peci po vazhdon me injorimin e Rahovecit.

Rahoveci24 mëson se ai nuk ka asnjë komunikim me Drejtorinë e Bujqësisë.

Burime brenda kësaj drejtorie kanë treguar për Rahoveci24 se asnjë emaili Faton Peci nuk i përgjigjet dhe takimet me të janë shumë të rralla në nivel institucional, ani pse ai vjen shpesh në Rahovec nëpër oligarkë të verave.

Nga kjo drejtori kanë shprehur brengën edhe për subvencionet duke thënë se nuk e dinë se si do të ndahen ato sivjet për Vreshtarët.

Mungesa e komunikimit me Drejtorinë e Bujqësisë nga Faton Peci megjithatë nuk ka zvogëluar trashjen e xhepit të tij dhe krekosjen nëpër odat e oligarkëve të verës në Rahovec të cilëve ua ka rritur subvencionet 100%, e Vreshtarët i ka lënë në mëshirë të fatit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.