Faton Peci paraqitet nga vreshtat pasi trashi xhepin e vererarive me 100% më shumë subvencione për 1 litër vere

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është shfaqur në Rahovec gjatë ditës së dielë.

Ai ka pozuar para një vreshti në Rahovec, një tokë e punuar me shumë zell nga vreshtarët, subvencionet për të cilët ai kishte kërkuar që t’i zvogëlonte në më pak se 1 mijë euro, por pas presionit të shoqatave i rriti vetëm 100 euro, në 1100 euro për hektar.

640x74

Ky pozim i Faton Pecit vjen pas artikullit të Rahoveci24 që shpërfaqi dyshimet e mëdha për mënyrën si u rritën subvencionet për verraritë.

Ky i fundit kishte ndikuar në trashjen 100% të xhepit të verarive duke u dhënë subvencion nga 4 cent për litër vere të prodhuar në 8 cent për litër vere të prodhuar.

Kujtojmë se dyshimet janë të mëdha se si edhe kjo qeveri e udhëhequr nga VV e që kërkoi vota për ndryshim, po trash xhepin e verarrive edhe pse premtoi hapjen e tregjeve të rrushit.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.