Smajl Latifi në Kuvend: Faton Peci nuk ka shancë ta merr fjalën në Festën e Vjeljes së Rrushit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka konfirmuar në Kuvendin Komunal se Festa e Vjeljes së Rrushit do të mbahet me përkrahjen e institucioneve, por ata që nuk e përkrahën s’do ta kenë fjalën.

Ai këtë e bëri në një debat me kreun e LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, pamje të cilat u transmetuan nga KosovaPress.

640x74

Latifi tha se mos përkrahja nga Faton Peci dhe Ministria e Bujqësisë që asnjë cent nuk kanë ndarë në përvjetorin jubilar të Festës së Vjeljes së Rrushit do të ndikojë që ai mos të lejojë të marrë fjalë Faton Peci në hapjen zyrtare.

Rahoveci24 raportoi kohë më parë se ka pasur përplajse e madje ndërprreje totale të komunikmit mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Deklarata e Latifit vjen pasi Faton Peci vendosi të mos ndajë asnjë cent dhe të injrorojë Festën e Vjeljes së Rrushit.

Edhe pse me Latifin në luftë, Faton Peci punët i ka vaj me veraritë të cilave ju ka rritur subvencionet 100% për litër verë dhe ku çdo vikend gjendet duke u krekosur nëpër villa të oligarkëve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.