Fatmir Iska në terren, po punohet në rrugën “Halil Hamza”

Nënkryetari i Rahovecit, Fatmir Iska, po qëndron në terren në projektin e radhës të kanalizimit në rrugën “Halil Hamza”.

Ky është vetëm një nga projektet e shumta që qeverisja lokale është në realizim e sipër.

osa1

“Me përkushtim dhe vizion për zhvillim, kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës, kanalizimit dhe instalimeve të tjera nëntokësore në rrugën “Halil Hamza”, në Rahovec, një investim i rëndësishëm për komunitetin tonë.

Faleminderit të gjithë qytetarëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen gjatë kohës së realizimit të punimeve.

Bashkë po ndërtojmë Rahovecin që duam!”, u shpreh Iska.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.