Fatmir Iska do të jetë kryetari më i ri i Rahovecit nga e hëna.
Lajmi konfirmohet nga Rahoveci24 që nga burime të sigurta konfirmon se Fatmir Iska do të jetë pasuesi i Smajl Latifit në pozitën e të parit të komunës.
Iska, i cili tash e shumë vite është nënkryetar, do të vazhdojë në hapat e kryetarit të komunës, pasi Smajl Latifi do të vazhdojë nga e hëna në Kuvendin e Kosovës.
Burimet thonë se Smajl Latifi me siguri 100% do të zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës.
Rahoveci24 ka bërë një analizë të numrave ku mësohet se në kandidaturën e fundit për deputet, Latifi për 100 vota nuk u bë deputet.
Ky boshllëk do të mbushet tani, ku kryetari pritet të jetë ndër kandidatët më të votuar të AAK-së në nivel nacional dhe një prej deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
Fatmir Iska do të zë pozitën e kryetarit deri në fund të mandatit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Rahovecit, e ku sërish kandidati i AAK-së do të jetë Fatmir Iska.
Rahoveci24 mëson se Latifi ka kohë që po e përgatit Fatmir Iskën për kryetar, i cili në fushatën aktuale është shef i shtabit të AAK-së dhe e ka prezantuar nëpër elektorat si një njeri i besueshëm, i aftë, institucional dhe mbi të gjitha të ndershëm e të kujdesshëm në trajtimin e parasë publike.
/Rahoveci24/


