Smajl Latifi gënjen, s’mund të ketë Fakultet të Bujqësisë në Rahovec – objekti i ri në Prishtinë (Foto)

Informacioni se do të bartet Fakulteti i Bujqësisë në Rahovec, duket se është vetëm një tjetër hap për të mashtruar qytetarët e Rahovecit në prag të zgjedhjeve të 22 tetorit.

Është Smajl Latifi ai që sërish ka shfrytëzuar temën e Fakultetit të Bujqësisë për qëllime elektorale, ashtu si shumë parti të tjera.

Ai me anë të një postimi ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë bartja e krejt Fakultetit “ose një pjese” të këtij fakulteti në Rahovec.

Rahoveci24 mëson nga burime të sigurta se kjo gjë nuk mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, pasi objekti i ri tashmë është në ndërtim e sipër në Prishtinë dhe gjasat që ky fakultet të bëhet në Rahovec janë pothuajse zero.

Kjo për shkak se nuk ka edhe studentë të mjaftueshëm për të realizuar një ide të tillë të Latifit.

Duket se premtimet megalomane dhe të parealizueshme po përsëriten para qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 22 tetorit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.