Më 26 korrik të vitit 2013 ishte atë kohë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ai që vuri gurthemelin e Fakultetit të ri të Bujqësisë.
Ky fakultet modern pritet që t’i përmbushë nevojat e studentëve të cilët janë të bazuar në Prishtinë.
Premtimi i partive politike nga PDK në qershor dhe tash nga Smajl Latifi bëhen për qëllime elektorale dhe Rahoveci nuk guxon të mashtrohet nga këto premtime megalomane dhe të pa realizueshme.

Lajmi më 26 korrik 2013:
Vihet gurthemeli i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë
Prishtinë, 26 korrik – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, së bashku me rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, kanë vënë gurthemelin e ndërtesës së re të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë.
Me këtë rast, ministri Buja, ndër tjera, tha se krahas ngritjes së cilësisë mësimore, studimore dhe hulumtuese ne po bëjmë edhe hapa tjerë infrastrukturore më të avancuar të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera dhe sot ky gurthemel flet për angazhimin konkret të Qeverisë, ministrisë e të komunës së Prishtinës, që të bëjmë atë më të mirën e kësaj sfere.
Ministri Buja duke folur për rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti dhe perspektivën e bujqësisë në Kosovë, tha se “perspektiva është bujqësia dhe veterinaria, për faktin e gjithë mundësive dhe kapaciteteve që ka Kosova për të realizuar këtë gjë.
Kapacitete intelektuale, pedagogjike i kemi dhe këtë e kemi dëshmuar edhe në arenën kombëtare e ndërkombëtare“, tha në fund ministri Buja.
Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i universitetit “Hasan Prishtina“, Ibrahim Gashi, si dhe kryetari i komunës së Prishtinës, z.Isa Mustafa.