Fadili kërkon maksimumin: Nëse jo 3, shënojmë 4 gola ndaj Ballkanit

Trajneri legjendar i KF Rahovecit, Fadil Vuçitërna, ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij dhe fitore ndaj Ballkanit.

Rahoveci24 qëndroi në stërvitjen e fundit para ndeshjes së vitit ndaj ekipit nga Suhareka.

osa1

Fadili pas aplikimit të stërvitjes fizike duke analizuar kundërshtarin kërkoi fokus maksimal dhe qetësi të lojtarëve në lojë.

Ai madje shprehet i sigurt në fitore.

“Do të punojmë mirë. Të motivohemi nga tifozët, por mos të ndikohemi. Do të punojmë nē fushë dhe i shënojmë 3 gola, nëse jo 3 i shënojmë 4”, tha Fadili para ndeshjes lojtarëve.

Fadili deri tash ka vetëm dy humbje si trajner teksa për të shtunën mungon Hamid Mullabazi i lënduar.

Në dyshim të madh mbetet paraqitja e Besnik Shehut ndaj Ballkanit, i cili pësoi një rast tragjik në familje, pasi ndërroi jetë nipi i tij njëvjeçar. Ai mungoi edhe në stërvitjen e fundit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.