Trajneri legjendar i KF Rahovecit, ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes së vitit ndaj Ballkanit.
Ai pas stërvitjeve teknike të kryera, mbajti një fjalim të shkurtër për sjelljen e lojtarëve para ndeshjes.
Fadili kërkoi fokus maksimal dhe rreptësisht ndaloi lojtarët të frekuentojnë kafiteritë paradite para ndeshjes.
“Kush shkon në lokale, mos të vij fare nê lojë. I njoh të gjthë, i kam shokët në lokale”, theksoi Vuçitërna.
Ai urdhëroi të gjithë që në 11:45 të jenë prezent në restaurant Agneta me pronar Fadil Oruçin. Dreka e lojtarëve këtë javë ashtu si javën e kaluar është donacion i Doors Caffe me pronar Bekim Iska.
Ai tha se lojtarët duhet të pushojnë dhe të jenë të qetë.
Lojtarët aprovuan fjalët e trajnerit nga se nuk kishin zgjidhje tjetër, teksa edhe një herë Fadili tregoi pedigrenë e kampionit. /Rahoveci24/