Fadil Vuiçitërna: Fitorja për Rahovecin tim dhe Idriz Vehapin

Trajneri legjendar i Kf Rahovecit, Fadil Vuçitërna, ka deklaruar ekskluzivisht për Rahoveci24 se ai e ka pasur obligim ta shpëtoj Rahovecin nga rënia prej elitës.

Vuçitërna udhëhoqi ekipin drejt suksesit të madh ku nga humnera dhe rënia e sigurt prej ligës bëri mrekullinë duke siguruar mbijetesën në një finale dramatike ndaj Lugut të Baranit.

Fadili thotë se suksesi i dedikohet Rahovecit dhe kryetarit, Idriz Vehapi.

“Jam i kënaqur me performancën e lojtarëve, por kemi mundur të bëjmë më shumë në fazën ofensive, ku kemi shpërdorur shumë raste”.

“Komplimente për mbrojtjen që udhëhequr nga Meda ishin të përpikt, më pas goli i Hamzës. Vërtet jam i kënaqur me mbrojtjen”.

“E kam pasur obligim të marr përsipër sfidën e vështirë. Nga dita e parë kam besuar në këtë gjë dhe jam munduar ta transmetoj te lojtarët. Fitorja i dedikohet Rahovecit tim dhe kryetarit, Idriz Vehapi”.

“Brenda tri katër ditësh do të ulemi dhe do të bisedojmë me kryesinë për të ardhmen. Ne nuk meritojmë të luajmë në barazh për rënie nga liga, por për Superligē”, deklaroi legjenda e futbollit të Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.