Faqja më e madhe e basketbollit evropian, Eurobasket, ka zgjedhur ndër top performerët e javës së fundit basketbollistin e Rahovecit, Besnik Sharku.
Performanca tejet efektive dhe pa gabime ndaj Kerasanit me 12 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 3 topa të vjedhur e një bllokadë e ka renditur Besnikun në mesin e më të mirëve në Evropë nga Eurobasket.
Në këtë listë janë edhe Altin Morina e Artin Gashi me performancat e tyre po ashtu të mira.
Llogaritjet nga kjo faqe bëhen në bazë të efektivitetit të një lojtari (+/-), numrit të pikëve dh gabimeve sa më pak që i bën në një ndeshje. /Rahoveci24/
Kliko për linkun e vlerësimeve të Eurobasket KËTU.