“Është koha për Rahovecin!” – Kapiteni i KH Rahovecit bën thirrje për mbështetje para finales

Henbollisti i KH Rahovecit, Egzon Vuqitërna, ka dhënë një deklaratë të fuqishme përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e klubit, duke ftuar të gjithë tifozët të jenë të pranishëm dhe të japin përkrahjen e tyre të pazëvendësueshme.

“Jemi në një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së klubit. Si kapiten, ndjej përgjegjësi dhe krenari të madhe për këtë ekip që ka luftuar gjatë gjithë sezonit. Të dielën na pret një betejë e madhe dhe kemi nevojë për secilin nga ju në sallë. Tifozët tanë janë forca që na shtyn përpara dhe me mbështetjen e tyre, besoj fuqishëm se mund ta nisim finalen me fitore. Është koha për Rahovecin!”, u shpreh Vuqitërna.

KH Rahoveci, që këtë sezon ka shkëlqyer në parket, është në prag të një finaleje që mund të shkruajë historinë për klubin dhe qytetin. Lojtarët dhe stafi kanë përgatitur çdo detaj për këtë sfidë, ndërsa thirrja e kapitenit vjen si një apel emocional për të bashkuar qytetin rreth skuadrës.

osa1

Ndeshja e së dielës pritet të mbledhë një numër rekord tifozësh në sallë, ndërsa atmosfera e zjarrtë pritet të jetë arma shtesë e KH Rahovecit në rrugën drejt suksesit.

📢 Të gjithë në sallë – është koha për Rahovecin!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.