Erzen Isma thotë se VV me Ali Dulën është partia e tretë në Rahovec

Në një reagim spektakolar dhe të papritur, ish-kordinatori i VV-së në Rahovec, Erzen Isma, ka goditur udhëheqjen aktuale të VV-së në Rahovec.

Isma, i cili është inxhinier softuerik në Prishtinë dhe nuk ka varësi financiare nga politika, edhe pas dorëheqjes po brengoset për Vetëvendosjen në Rahovec.

640x74

Ai me anë të një statusi ka kujtuar themelimin e degës në Rahovec të VV-së se si shkoi në zgjedhjet nacionale si partia e parë në Rahovec, e sot ai beson se me vendosjen e Ali Dulës në krye të VV-së, kjo parti do të dalë e treta në zgjedhje. Ai kujton se Dula ishte shef i shtabit të AAK-së, kur Isma bashkë me Albin Kurtin e themeloi Vetëvendosjen në Rahovec.

Sipas Erzen Ismës, VV-në në Rahovec nuk po e lënë të marrë frymë një grup interesi përreth Albin Kurtit, i cili është i drejtë, por i keq-informuar.

Ndërkaq, ka shprehur habinë për gjendjen aktuale të asamblistëve, të cilët kanë mbetur në udhëkryq e sipas tij, as në Vetëvendosje nuk janë, e as në ndonjë parti tjetër.

Shkrimi i plotë i Erzen Ismës i pa edituar:



 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.