Ervin Mullaliu, rahoveciani që konsiderohet e ardhmja e basketbollit kosovar

Që nga rikthimi i basketbollit në sportin kryesor të qytetit të Rahovecit, në secilën lagje mund të shohësh kosha dhe të flitet vetëm për basketboll. Të flitet më shumë për Superligën e Kosovës në basketboll se sa për futboll, e të flitet më shumë për yjet e NBA se sa për yjet e futbollit si Messi e Ronaldo.

Kjo ka ndikuar që talentët e rinj të shumë gjeneratave të praktikojnë këtë sport, kryesisht të shtyrë edhe nga prindërit e tyre të cilët kanë merita të jashtëzakonshme për investimet dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Viteve të fundit, basketbolli në Rahovec ka marr kahje pozitive, kjo edhe falë sukseseve të klubit të basketbollit Rahoveci. Si rezultat i kësaj, edhe shumë të rinj kanë shfaqur entuziazmin e tyre për tu marr me basketboll, jo vetëm si pasion, por edhe si profesion.

Një ndër të rinjtë e qytetit tonë që ka treguar pasion, vullnet dhe rezultate  në basketbollin kosovar, kur është fjala për moshat e reja, është edhe Ervin Defrim Mullaliu.

Ervini është një djalosh i ri nga Rahoveci, i lindur në vitin 2007.

Ai, pasionin dhe aftësitë e tij për basketboll, filloi t’i shfaqte dhe praktikonte qysh herët, që nga mosha 8 vjeçare, ku filloi edhe të ushtronte me trajnerët e tij (Enver Deliu, Ibrahim Hoxha Indrit Krasniqi dhe Admir Mullabazi) dhe u përfshi në KB Rahoveci, në grupmoshat U12, U14, U16.

Ervini ishte pjesë e projektit Qendra Nacionale e Basketbollit, të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ku janë përzgjedhur basketbollistët që kanë potencial për të ardhmen, për gjeneratën 2007 – 2008, ku nga 120 lojtarë garues u përzgjodhën 16 dhe njëri ndër ta edhe Ervini.

Ervini dhe lojtarët e tjerë të përzgjedhur, janë duke u stërvitur nga 2 herë në ditë në Qendrën Sociale dhe Edukative ,,Don Bosko” në Prishtinë. Ervini është i përfshirë edhe në Kombëtaren e Kosovës në basketboll, për U16.

Ervinit i urojmë suksese dhe besojmë plotësisht se me vullnetin dhe aftësitë që posedon, do jetë ardhmëria e basketbollit kosovar!

1 Koment

  1. Te lumt Ervin, nipi impuna e jotepo na bon krenar ku do qe po ndodhemi, sjellja jote edhe kur ishe i vogel por edhe tani jane per lakmi, ndersa puna ta sjell rezultatin, vazhdo keshtu, je ne rruge te mire per sukseset kulminante.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.