Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec preku pikën më të ulët që nga themelimi në qytetin tonë pas dorëheqjes së asamblistit më të votuar dhe më aktiv të subjektit, Ilir Pallqa.
Deri tash kanë reaguar shumë personalitete e media të ndryshme, por jo edhe dega e VV-së në Rahovec.
Dega e VV-së në Rahovec zgjodhi të heshtë për këtë dorëheqje. Heshtja karakterizoi udhëheqësinë aktuale të VV-së në Rahovec përgjatë dy viteve të fundit, kur u emëruan nga Albin Kurti si parashutistë pa asnjë votë duke marrë udhëheqësinë e partisë.
Rahoveci24 është kontaktuar me tone të ashpra nga Jusuf Dërmala i VV-së në Rahovec, por natyrisht ne nuk trembemi nga persona të tillë. Rahoveci24 i dha mundësinë atij dhe kujtdo për t’u deklaruar, por ai refuzoi që ta bëjë një të tillë.
“S’kam nevojë me reagu publikisht, por nëse thu parashutista fol shkruji emra kush janë ata. Dikur në 2017 edhe Iliri ka qene parashutist me gjithë respektin për Ilirin. Mos u ban nervoz me kso postime se si ban ndere kerkujt perveq atyre qe te kane nenqmu ma shume se gjithe!!!”, ka shkruar Jusuf Dërmala në drejtim të portalit Rahoveci24 dhe udhëheqësisë së portalit.
Asnjë aktivitet opozitar dhe injorim i grupit të asamblistëve të VV-së karakterizoi udhëheqjen e degës së VV-së në Rahovec e cila u ndryshua pas emërimit AD-Hoc nga Albin Kurti të Ali Dulës në krye të subjektit me disa persona të tjerë – të gjithë pa asnjë votë prapa tyre në popull.
Mos reagimi dhe heshtja, pasiviteti i tyre është evident dhe do të marë përgjigjen e duhur më 9 Shkurt 2025.
/Rahoveci25/


