Era zgjedhje: Qeveria rrit të gjitha pensionet për 20 për qind

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha pensionet të rriten për 20 për qind.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media ku është njoftuar për rritjen e pensioneve.

osa1

“Duke filluar nga ky muaj, do të rrisim për 20% të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë e të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Nga muaji janar do të rriten pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të dhunës seksuale. Për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë. Për familjet e dëshmorëve dhe të të zhdukurve që kanë më shumë se 1 dëshmorë, do të ndryshohet edhe formula e pensionit duke e rritur për 50% të dëshmorit bazë”, tha tutje Kurti.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.