Enver Hoxhaj sulmon Visarin: VV në Rahovec ka kandidat që do zhdukjen e Izraelit

Enver Hoxhaj është marrë me Visar Korenicën në paraqitjen e tij të fundit televizive në Rubikon.

Ai përmendi një vizitë që bëri në Rahovec me disa të rinj të PDK-së, ku më pas e përmendi faktin që VV ka një kandidat kontrovers.

“Për shembull isha në Rahovec dhe atje pashë entuziazëm… atje VV e ka një kandidat i cili ka kërkuar publikisht zhdukjen e Izraelit”, u shpreh Hoxhaj.

Mbetet të shihet nëse do të kundërpërgjigjet Visar Korenica pas këtij sulmi të kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.