Enis Durgutit i del punë me gazetarin Kafexhiu, thumbon rëndë “mjeshtrin”

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Enis Durguti, ka gjetur kohë të merret me mediat lokale.

Ai ka publikuar një konkurs të Klan Kosovës, ku ka thënë se gazetarë të caktuar të portaleve lokale duhet të aplikojnë në konkurs për praktikant në Klan Kosova.

osa1

Rahoveci24 mëson se ky status është dedikuar për Muharrem Kafexhiun, i ashtuquajtur “Mjeshtri”, pronar i portalit Rahoveci n’Fokus.

Kjo përplasje mes kandidatit për deputet dhe vet gazetarit besohet se erdhi pas disa mos-marrëveshjeve që kanë të bëjnë për menaxhimin e fushatës së kandidatit për deputet që së fundmi është futur edhe në botën e biznesit.

Rahoveci24 do të përcjellë këtë zhvillim që lidhë ngushtë pjesëmarrëisht politik me mediat lokale, pasi nuk është hera e parë që mediat lokale sulmohen nga persona të politikës e para-politikës.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.