Rahoveci24 ka përcjellë me vëmendje situatën me subvencionet e fermerëve dhe vërtet gjendja është alarmante.
Ende as pas pothuajse një viti të aplikimit për subvencionet direkte, nuk janë ekzekutuar mjetet.
Rahoveci24 mëson se janë rreth 6.5 milionë euro të pa ekzekutuara nga ministria që drejtohet nga Faton Peci.
Edhe pse premtimi ishte për pjesën e parë të vitit të kaluar, duket se do të kalojë edhe një kohë në pjesën e parë të këtij viti, pra plot një vit, për t’u ekzekutuar subvencionet.
Kujtojmë se fermerëet janë në hall dhe kanë nevojë për preparatet bujqësore për t’i kultivuar tokat.
/Rahoveci24/


