Pas përfundimit të sezonit të kaluar me ndeshjen e pestë ndaj Golden Eagle Yllit që u humb në minutën e fundit, KB Rahoveci më nuk është shfaqur në publik.
Së paku jo për basketboll.
Ende nuk ka asnjë risi nga klubi, e duket se ende vazhdon pushimi nga sezoni i vështirë i kaluar.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por klubet tjera tashmë ja kanë filluar përgatitjet, me Yllin që konfirmoi fillimisht trajnerin Adis Beciragic për dy vjet, e duke arritur marrëveshje me superyje vendore (emra që i di portali jonë).
Përgatitjet kanë filluar edhe në Mitrovicë ku Trepça ka rikthyer Samir Zekiqin dhe Musab Malën, teksa Prishtina po ashtu është afër kompletimit të marrëveshjeve për ekipin e ri.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, për momentin s’ka ndonjë risi nga klubi. /Rahoveci24/