Emrullah Spahiu mirëpret projektin n’Konak: Projekti i ri për treg në Konak, më i madhi për vreshtarët

Drejtori i HardhFestit dhe nismëtari i shumë projekteve në dobi të vreshtarëve të komunës së Rahovecit, Emrullah Spahiu, ka përshëndetur fillimet e punimeve në Konak, vendi ku ka nisur të ndërtohet infrastruktura e re për tregun e rrushit për vreshtarët dhe infrastruktura për festivalin që drejton Spahiu dhe që i dha identitetin vendit dhe nxiti nisjen e këtij projekti nga komuna me në krye Idriz Vehapin dhe ministria e Bujqësisë me në krye Memli Krasniqin.

Sipas Spahiut, projekti i tregut të rrushit dhe infrastrukturës që do të realizohet në Konak është një prej projekteve më të dobishme për agrokulturën dhe për turizmin rahovecian ndër vite. Ai beson fuqishëm që ky projekt do ta bëjë këtë pjesë dhe Rahovecin qendrën e zhvillimit agro kulturor dhe turistik në rajon.

Për vreshtarët, ai cilëson se ky është lajmi më i mirë dhe projekti më i dobishëm, sepse tash do të kenë ku t’i shesin produktet e tyre, dhe ku do të jenë të sigurtë me të gjitha kushtet higjienike dhe të sigurisë të plotësuara. Për këtë projekt ai falënderoi komunën e Rahovecit dhe Idriz Vehapin, ashtu sikurse ministrinë e Bujqësisë dhe Memli Krasniqin.

“Projekti qe i kthen dinjitetin e Vreshtarëve te komunes sonë
Është një ngjarje e rëndësishme për qytetaret e komunës sonë, është projekt nder me te rëndësishëm për vreshtarët, vertaret dhe prodhuesit . Ku deri me tani fermerët tanë nuk kane pasur kushte as me minimale për shitje te rrushit dhe produkteve tjera, duke u detyruar te shesin produkte neper vende jo te përshtatshme ne skaje te rrugëve ku nuk i kanë plotësuar as kushtet minimale te higjienës dhe me rrezikshmëri te larte për vet sigurinë e tyre. Ky projekt i jep një identitet te ri prodhuesve dhe iu kthen dinjitetin e fermerëve tanë me një hapësirë te jashtëzakonshme me parametra dhe standarde për tregtim te produkteve bujqësore”.

“Ne baze te konceptit për funksionalizim te zonës Agro- biznesit dhe turizmit ne Konak, projekti si i tille është diskutuar dhe ideuar ne KO-se se Hardhfestit, ku ne fillim është dërguar ne thirrjen për projekte te KE-se, ku zona e Konakut pos tregut vreshtar me shumice dhe pakice do te jete një kompleks funksional për mbajtjen e evenimenteve te ndyshme ne nivel lokal dhe regjional per festivale, Koncerte, Panaire te produkteve bujqësore, panaire te mekanizimit, turizmit dhe agro-turizmit etj. Duke e shndërruar kete zone ne nje qendër te organizimeve me te rendeshishme ne rajon si dhe mundësi shtese për Promovim te qytetit te Rahovecit dhe gjenerimin e te ardhurave shtese nga aktivitete ne Konak. Pas HardhFestit, edhe projekti do të ishte i pamundur pa përkrahjen e kryetarit Vehapi dhe ministrit Memli Krasniqi, të cilët garantuan mbështetje për projektin i cili do të mbesë më i rëndësishmi me gjenerata”, tha Spahiu në prononcimin e tij për Rahoveci24 në pyetjen për projektin në Konak. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.