Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, menjëherë pas fitores prej 2-0 ndaj Dukagjinit u gjend afër lojtarëve duke shkuar në zhveshtoren e skuadrës së KF Rahovecit.
Vehapi aty u prit nga lojtarët e skuadrës të cilët e përshëndetën dhe e falënderuan për mbështetjen.
Një prej tyre ishte edhe Durim Gashi ai i cili e priti kryetarin, të cilin madje e përqafoi dhe e falënderoi publikisht në rrjetin social Facebook.
“Fitore shumë e rëndësishme për ne, faleminderit kryetar për mbështetje me ndihmën tëndë gjithçka është më lethë”, ka shkruar në Facebook pas ndeshjes ylli i skuadrës, Durim Gashi.
Fitorja ndaj Dukagjinit ishte shumë e rëndësishme për ekipin, pasi ka bërë një tjetër hap për të shpëtuar prej rënies nga Liga e Parë.
Ndeshja e ardhshme e Rahovecit zhvillohet në fundjavë në Fushë Kosovë.
Deri tash në tri ndeshjet sa është nën drejtim të Fadil Vuçitërnës, KF Rahoveci ka 2 barazime, 1 fitore dhe asnjë humbje. /Rahoveci24/