Emisioni “Perspektiva”, flet Fahredin Shehu (Video)

Rahoveci24 në bashkëpunim me Artvision sjellin emisionin e dytë “Perspektiva”, të dedikuar zhvillimeve rreth Rahovecit me personalitete eminente të regjionit tonë në fokus.

Në emisionin e dytë është Fahredin Shehu ai që përgjigjet në shumë pyetje, në një emision debatues mjaft kualitativ, ku ai flet në fakt për GJITHCKA.

Kështu, Shehu nuk heziton që pos të flasë për karrierën e vet të bujshme si shkrimtar, të flasë edhe për festivalin ndërkombëtar të poezisë.

Me një biografi të jashtëzakonshme, Fahredin Shehu natyrisht se ka pasur kompetencën intelektuale të flasë për shumë gjëra, të të gjitha sferave.

Shkrimtari i madh rahovecian, me nam në botë, Fahredin Shehu, flet në emisionin “Perspektiva” se në sa gjuhë botohen veprat e tij.

Çka thotë Shehu për mirënjohen botërore që po i jipet, kurse në Kosovë mediat nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur? Çka thotë ai për Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, dhe a do të mbahet sërish? Sa shkrimtarë ndërkombëtarë do të jenë prezent dhe çka po lënë ata pas në Rahovecin tonë? Cili është ndikimi i Festivalit në imazhin e Rahovecit?

Natyrisht, Fahredin Shehu përgjigjet edhe në pyetjet e nxehta për karrierën e tij politike. A është ende në LDK, Fahredin Shehu?

Pse është distancuar ai kohët e fundit? Pse nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet sipas tij dhe çka do bënte po të ishte kryetar? A duhet të qëndrojë edhe një mandat Idriz Vehapi? Cilat janë problematikat më të mëdha të Rahovecit dhe cili është problemi me ne rahovecianët sipas Fahredin Shehut?
Emisioni prodhohet nga Artvision për portalin Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.