Me t’u përfunduar emisioni debatues skandaloz në Radio Aktiv, ishte kandidati i VV-së për asamble, Durim Elshani, ai që reagoi ashpër në rrjetin social Facebook.
Kandidati me numër 2 në listën për asamble me anë të një postimi ka kritikuar ashpër qasjen e Radio Aktiv, duke thënë se ata ndërprenë emisionin në momentin që ai kritikoi mos punën e pushtetit të PDK-së në katër vitet e fundit në Rahovec.
Ai me anë të një postimi në FB konfirmoi se u largua nga emisioni në momentin që atij ju kërkua të mos e përmend fare PDK-në.
Elshani replikoi ndaj përfaqësuesit të PDK-së, Berkan Hamza, duke thënë se sektori i vetëm në të cilin ata kanë investuar për të rinjt kanë qenë Bastoret.
/Rahoveci24/