Elmaze Mullabazi, prezantuese e emisionit “Perspektiva” (Foto)

Së shpejti fillon transmetimi i emisionit “Perspektiva”, të parit emision dedikuar për zhvillimet në komunën e Rahovecit, sjellë nga Rahoveci24 dhe prodhuar nga Artvision.

Si emision debatues që është, aty pritet që të vihen në peshore çështje me rëndësi vitale për komunën e Rahovecit.

Kështu, ka lindur edhe nevoja për një prezantuese me përvojë në këtë fushë dhe me karakter të përshtatshëm serioz për emision të këtij karakteri.

Elmaze Mullabazi do të jetë nikoqirja e emisionit “Perspektiva”, një emër i njohur në skenën lokale mediale, që më parë ka qenë pjesë e televizionit GlobTV dhe që vazhdimisht ka qenë aktive në monitorimin e zhvillimeve socio-politike në komunën e Rahovecit.

elmaze 2
Ajo do të ketë përballë personazhet më prominente publike të komunës së Rahovecit, njerëz të të gjitha fushave të involvuar në procese vendimmarrëse dhe influencuese për vendin tonë.

“Kam pranuar me kënaqësi ftesën e portalit Rahoveci24 që të jem pjesë e këtij emisioni. Nuk është eksperienca ime e parë, por besoj që do të jetë eksperienca ime më e mirë deri tani në fushën e medias, duke parë që është një konsolidim i shumë njerëzve për të shtjelluar dhe për të thjeshtësuar para qytetarëve çështjet më të rëndësishme dhe problemet më të mëdha që ka ky vend”.

“Emisioni është fare pranë lansimit për publikun dhe të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë”, theksoi prezantuesja Elmaze Mullabazi për Rahoveci24.

Rahoveci24 së shpejti zbulon edhe mysafirin e parë të emisionit si dhe orarin kur do të transmetohet para publikut emisioni i parë ndonjëherë i prodhuar nga Rahoveci ekskluzivsiht për Rahovecin tonë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.