Ekskluzive: VV e Rahovecit çoi tri emra për deputet, Albin Kurti vendosi që asnjëri të mos jetë në listë

12 mijë vota i solli komuna e Rahovecit partisë së VV-së në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, vota të cilat ishin pivotale për të prekur 50 përqindëshin. Por, as kjo nuk mjaftoi që ky subjekt të përcaktojë një kandidat për deputet nga dega e Rahovecit.

Rahoveci24 ka mësuar ekskluzivisht se ishin tri emra të propozuar nga dega e VV-së së Rahovecit, ata ishin: Ali Dula, Jusuf Dërmala dhe Etrit Hoti.

osa1

Por, me vendim direkt të Albin Kurtit, asnjëri nuk u përfshi në listën për deputetë. Arsyet për këtë, i di vetëm lideri i VV-së.

Sidoqoftë, këta të fundit kanë mbetur kompakt duke shtrirë qafën te lideri i tyre përkundër lënies jashtë listës, e duke ja bërë sërish argatin, e duke u arsyetuar te elektorati se Rahoveci i ka dy kandidatë si Nora Fetoshi, e Bylbyl Sokoli.

E vërteta është se dega e Rahovecit ka zero kandidatë, kurse Nora Fetoshi është propozim i degës së Prizrenit, e Bylbyl Sokoli i degës së Prishtinës.

Në një botë normale Rahoveci do të duhej të ndëshkonte VV-në me dështim të tubimit dhe me dështim fatal në zgjedhje, si dënim për injorim duke lënë Rahovecin pa deputet për të.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.