Ekskluzive: VIVA Fresh “vodhi” konsumatorin – salcën e reklamuar me zbritje 0,99€ ja shiti për 2.05€

VIVA Fresh po vazhdon të jetë e akuzuar nga konsumatorët për mos transparencë sa i përket çmimeve.

Një konsumator i këtij rrjeti të marketeve kishte vizituar pikën në Krushë të Madhe.

Aty ky konsumator thotë se ka blerë salcën “Pesto Genovese” për 2.05 euro edhe pse zbritja në raft ishte 0.99 euro për këtë produkt.

Madje, konsumatori ofroi dëshmi faturën e tij në Rahoveci24 për këtë.

Manipulimi me çmimet ka qenë nën radarin e institucioneve, por duket se rrjetet e marketeve po vazhdojnë me avazin e tyre.

Andaj,  Rahoveci24 rekomandon qytetarët që t’i shmangin këto rrjete të marketeve dhe që të blejnë në marketet e vogla vendase sepse kështu i mbështesin ato.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.